Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zyrtari i PS: Një shkollë në Tiranë do marrë emrin ‘Bashkim Fino’

Zyrtari i PS: Një shkollë në Tiranë do marrë emrin

Një shkollë në Tiranë do mbajë emrin e deputetit socialist, Bashkim Fino, i cili u nda nga jeta një ditë më parë nga Covid-19.

Duke folur në emisionit “FrontLine”, kandidati për deputet dhe Sekretar Organizativ në Partinë Socialiste, Arben Pëllumbi tha se së bashku me një grup deputetësh kanë menduar që shkolla që po rindërtohet në Qytetin Studenti, të marrë emrin e Bashkim Finos.

Dje ishte një ditë e trishtë, për ne të partisë Socialiste, që ndamë me të një filozofi dhe sot kemi rifilluar fushatën, kam kënaqësi të them që shkolla e re që po rindërtohet tek qyteti studenti do të mbajë emrin e Bashkim Fino.

Sot kemi diskutuar me kryetarin e bashkisë dhe ata e gjejnë me shumë vend, sigurisht që është një sifinikacion i bukur për shkollat, sepse bashkëjetesa në shkollë është shumë e rëndësishme”, tha Pëllumbi.

Të fundit