Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Lulin dua ta shpëtoj”, Rama ironizon “trenin” e opozitës: Lokomotivën e lëviz Iliri, Mona fatorino, Basha me kapele që përshëndet njerëzit

“Lulin dua ta shpëtoj”, Rama ironizon “trenin” e

Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur fjalimin  tij të gjatë në Asamblenë e PS të mbajtur në amfiteatrin e Tiranës duke ironizuar opozitën e bashkuar.

Ai tha se “lokomotivën” e opozitës e lëviz presidenti Ilir Meta, ndaj të cilit gjatë fjalës së tij hodhi shumë akuza.

“Luli kryeministër, Monoka shefe llogarie, Iliri me dekorata, Saliu kuptohet. Luli është bërë si “ushtari i mirë Rajan”, duhet ta shpëtojmë. Se imagjinoj dot një demokrat që niset si te piramidat. Ia jep Lulit këto listat e deputetëve, të votosh atë që s’do, këtë vetëm Luli e bën. Kjo vjen nga stresi nga Iliri e Monika se nuk i do, po s’ka si i heq. Edhe ne vështirë e kemi patur.

Është hall shumë i madh. Lokomotivën e lëviz Iliri, Monika fatorino, Luli me kapele që përshëndet njerëzit, do jetë fushatë shumë interesante. Më ka ardhur shumë keq kur më akuzonin se dua ta ndaj, që Lulin dua ta shpëtoj këtë nuk e mohoj”, deklaroi kryeministri, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve.

 

Të fundit