Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Në mandatin e tretë, do ta bëjmë Shqipërinë të vrapojë, thonë se kemi dy krahë

 Rama: Në mandatin e tretë, do ta bëjmë Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama deklaron gjatë fjalës që po mban në punimet e Asamblesë Kombëtare të PS se në mandatin e ardhshëm do ta bëjë Shqipërinë të vrapojë.

Për ta arritur këtë, Rama veçon dy veçori, fuqinë e brendshme për të rindezur ekonomisë pas tërmetit dhe pandemisë dhe plani i ri evropian dhe vizionin e Shengenit Rajonal.

Në mandatin e tretë do ta bëjmë Shqipërinë të vrapojë, duke rimarrë veten nga lëngimi dhe paraliza ku e gjetëm mandatin e parë. Faktet, jo dëshirat, thonë se kemi dy krahë. Kemi krahun e fuqisë sonë të brendshme që sot është shumë më e madhe sec ishte, pavarësisht c’predikojnë kasandrat e bulevardit e llogjet, e përmes këtij krahu kemi para syve tanë një sërë motorësh të rinj për ti ndezur ekonomisë e për të nxitur punësimit në numra, por edhe vlera e pagës në sektorin privat do rritet.

Plani i ri evropian, krahu tjetër i fuqishëm. Për fatin tim të madh ju e keni përqafuar të gjithë pavarësisht rezistencës brenda, vizioni i Shengenit Rajonal që ka avancuar me vështirësi vfit pas viti dhe që është bërë baza e planit masiv evropian pas ndryshimit të Komisionit Evropian dhe ishte këmbëngulja jonë për të insistuar që integrimi evropian mund të marrë kohë, por rajoni nuk mund tyë lihet në mëshirën e asaj kohe dhe duhet mbështetur.

Komisioineri për Zgjerimin kur erdhi e tha dicka që nuk u fol në media, një plan prej 9 mld eurosh grante për vendet e rajonit dhe 20 mld të tjera kredi të garantuara nga një miliard në 9 miliard. Kjo është dicka fantastike. Këto para ti kthejmë në investime”, deklaroi Rama ndër të tjera.

Të fundit