Flash News

Ditari i Maxhorancës

Skualifikimi i Balliut, surprizon Ramën: S'mund ta besoj! Më shkruajtën demokratët, kërkonin drejtësi për Klevisin

Skualifikimi i Balliut, surprizon Ramën: S'mund ta besoj! Më

Kryeministri Rama, gjatë fjalës në Asamble nuk harroi pa ironizuar edhe skualifikimin nga anëtarësia në Pogradec, të ish-deputetit Klevis Balliu.

Edhe pse tha se nuk ishte dita për ta përmendur, ai nuk e kishte besuar se disa demokratë në Pogradec do të shkruanin tek platforma e bashkëqeverisjes se kërkonin drejtësi për djalin e Fahriut.

”Mësuesit sot, janë më të mbrojtur, janë njësoj si dje që ishin mish për top? Që i lëviznin sipas interesave të partive dhe të pushtetit. Dhe jo vetëm për t’i çuar mësuesit në mitingje dhe për t’i hedhur si lecka rrugëve.  Dhe për t’i zënë vendin dikush që i zinte vendin me lekë, me tesera me porosi. Mësuesit hyjnë vetë me meritë. Po studentët, ata që bëhen mjekë, infermierë, ata që trokasin në dyer të ndryshme, si hynë në Universitet? Hyn dot më se jam djali i Fahriut? E përmenda për inerci se nuk është dita.

Imagjinoni nuk e besoja që disa demokratë në Pogradec shkruanin tek platforma e bashkëqeverisjes.

Kërkonin drejtësi për djalin e Fahriut. Apo nipi i Saliut, dhe mbesa e Monikës. Nuk ka rëndësi se sa lekë ke. Kështu është në të gjithë fushat. Si është sot Shqipëria, më e drejtë apo siç ishte. Që kur lindin, nga barku i nënës mbetej në ato zyrat e pushtetit vendor. Disa e devijonin, po ishin 50 mijë lekë të vjetra, sa i shte bonusi nga Bashkia e Tiranës shumë vite më parë. 400 mijë lekë, 800 mijë lekë, 1 milion e 200 mijë lekë sot. E merr çekun në maternitet dhe lekët në bankë.”- tha Rama.

Të fundit