Flash News

Ditari i Maxhorancës

U përfol se Nano do jetë në listat e PS, reagon Rama: Ka dhënë çka patur për të dhënë, tani jep vetëm...

U përfol se Nano do jetë në listat e PS, reagon Rama: Ka

Është përfolur kohët e fundit se Fatos Nano, ish-lideri i PS do të kandidojë në listat e PS për zgjedhjet e 25 prillit.

Rama hodhi poshtë këtë fakt, duke thënë se Nano ka dhënë çka patur për të dhënë dhe se tani “jep me zemërgjerësi eksperiencën e tij”.

Nga e keni marrë këtë lajm? Nano nuk ka nevojë të kandidojë se është lideri historik i PS, i ka dhënë në front PS çka patur për ti dhënë dhe tani jep me zemërgjerësi eksperiencën e tij kur ja kërkoj, siç do bëj edhe unë kur të mos jem më kreu i PS dhe kryeministër.

Nuk ka nevojë për audiencë për lajme të tillë pa lidhje”, tha Rama.

Të fundit