Flash News

Ditari i Opozitës

“ Do nxjerrë atë që s’thuhet”, Bardhi replikon me Ramën: Ruaj nervat Edi! Mos moho vëllain të paktën

“ Do nxjerrë atë që s’thuhet”, Bardhi replikon

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka replikuar pak pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili reagoi lidhur me denoncimin e një dite më parë se vëllai i tij është i lidhur me laboratorin e drogës në Xibrakë.

Në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se mbrojta politike dhe pandëshkueshmëria i ka këmbët e shkurtra.

Ruaj nervat Edi! Mos moho vëllain të paktën. Shihemi javës së ardhshme tek Fevziu!

E kuptoj shqetësimin se ke menduar se përmes promovimit të prokurorit të çështjes me votën tënde, do shpëtoje një të dyshuar si trafikant droge nga hetimi penal dhe dënimi, që rastis të jetë yt vëlla!

Mbrojta politike dhe pandëshkueshmëria i ka këmbët e shkurtra. Deri atëherë ruaj nervat se do të duhen edhe për vete!”, shkruan Bardhi.

 

 

Të fundit