Flash News

Ditari i Opozitës

Viktima e parë nga zjarri, reagon Basha: Përgjegjësi vijon turet e inagurimeve false, angazhimi i qeverisë me masa gjysmake

Viktima e parë nga zjarri, reagon Basha: Përgjegjësi vijon turet

Situata me zjarret në Shqipëri mori përmasa kritike, ku një 64-vjeçar në Gjirokastër humbi jetën si pasojë e asfiksimit nga flakët.

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha ka reaguar me një postim në Facebook duke i shprehur ngushëllime familjarëve dhe duke vlerësuar si fajtor të ngjarjes qeverinë.

Basha thekson se pavarësisht paralajmërimeve nga ana e qytetarëve dhe medias, përpjekja për shuarjen e zjarreve nga forcat zjarrfikëse bëhet me mjete rrethanore dhe serviren vetëm video të propagandës.

“Pavarësisht paralajmërimeve të qytetarëve dhe medias, në shumë zona zjarret vijojnë prej ditësh, ndërsa angazhimi i vetëm i qeverisë ka qenë përpjekje me mjete rrethanore të papërshtatshme dhe servirja e videove te zyrës së propagandës”, shkruan Basha.

Sipas Bashës, përgjgjësi i kësaj situate vazhdon me turet e inagurimeve false duke lënë banorët në mëshirë të fatit. “Përgjegjësi i kësaj situate vijon turet e inagurimeve false duke lënë në mëshirë të fatit banorët dhe qindra hektarë që po digjen prej ditësh. Është momenti që çdokush që ndodhet në zonat e rrezikuara nga zjarri të largohet dhe të kujdeset për jetën”, vijon Basha.

Postimi i plotë:

I shpreh ngushëllimet familjes së Andrea Haxhiaj që humbi jetën sot si pasojë e zjarrit në zonën e Gjirokastrës. Masat gjysmake te qeverisë nuk e kanë normalizuar dot situatën alarmante të shkaktuar nga zjarret e ditëve te fundit në vend. Pavarësisht paralajmërimeve të qytetarëve dhe medias, në shumë zona zjarret vijojnë prej ditësh, ndërsa angazhimi i vetëm i qeverisë ka qenë përpjekje me mjete rrethanore të papërshtatshme dhe servirja e videove te zyrës së propagandës. Si në rastin e tërmetit, emergjencat civile dhe qeveria ndodhen totalisht të papërgatitura për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe për të shmangur pasojat e katastrofave natyrore. Përgjegjësi i kësaj situate vijon turet e inagurimeve false duke lënë në mëshirë të fatit banorët dhe qindra hektarë që po digjen prej ditësh. Është momenti që çdokush që ndodhet në zonat e rrezikuara nga zjarri të largohet dhe të kujdeset për jetën. Forcat e emergjencës që ndodhen në terren të marrin masa urgjente që brenda mundësive të sigurojnë jetën e banorëve të rrezikuar dhe të shmangin përhapjen e mëtejshme të zjarreve.

Të fundit