Flash News

Ditari i Opozitës

" Heqja e taksave", Zhupa përgënjeshtron Ballën: Videomontazhet nuk mund ta fshehin rrënimin ekonomik

" Heqja e taksave", Zhupa përgënjeshtron Ballën:

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ka përgënjeshtruar Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së Taulant Ballën. Ky i fundit më herët kishte publikuar një video nga takimet e kryedemokratit Lulzim Basha me bizneset, ku një prej tyre deklaronte se taksat i ishin hequr. Sipas Zhupës, ajo është një videomontazh, ndërsa ka postuar një tjetër video, ku sipërmarrësit ankohen për barrën e rëndë fiskale. Propaganda nuk e mbulon mbylljen masive të bizneseve, shkruan Zhupa në Facebook.

Postimi i plotë:

Riciklimi i shpifjeve mbetet angazhimi kryesor i Rilindjes.

Sikundër videomontazhet nuk e fshehin dot vjedhjen dhe abuzimin me lekët e shqiptarëve që po varfërohen çdo ditë e me shumë.

E vërteta dhe faktet janë kokëforta dhe propaganda nga sendiljet e toyota yaris nuk i mbulon dot.

Dëgjojeni të plotë se sa taksa paguan sot biznesi i vogël, sesi po i çon drejt rrënimit dhe falimentimit kjo qeveri qytetarët dhe biznesin.

Të fundit