Flash News

Ditari i Opozitës

" Hesht", Duma publikon videon e Ramës dhe citon Fallacin: Nuk mund të qeverisni me një injorant në krye!

" Hesht", Duma publikon videon e Ramës dhe citon Fallacin: Nuk

Ish- deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka publikuar një video me disa prej momenteve në debatet televizive, ku kryeministri Edi Rama ka përdorur një gjuhë dhe sjellje aspak të hijshme përballë gazetareve. Sipas saj, përballja me vajzat dhe gratë është gjithmonë e vështirë, sepse askush dhe asnjë poshtërsi nuk mund ta mposhti fuqinë e tyre. Duma ka cituar edhe gazetaren italiane të politikës, Oriana Fallaci, "ju nuk mund të qeverisni, nuk mund të administroni, me një injorant në krye".

Postimi i plotë:

Përballja me vajzat dhe gratë është gjithmonë e vështirë, sepse askush dhe asnjë poshtërsi nuk mund ta mposhti fuqinë e tyre.

Dhe siç Oriana Fallaci do të thoshte: Ju nuk mund të qeverisni, nuk mund të administroni, me një injorant në krye.

Shshshshsshsh....

Të fundit