Flash News

Ditari i Opozitës

"I mbylli hallet me prokurorët e SPAK" , Këlliçi: Veliaj kaloi pushimet në jahtin luksoz të Armando Lilos

"I mbylli hallet me prokurorët e SPAK" , Këlliçi:

Anëtar i Kryesisë së PD-së,  Belind Këlliçi në fjalën e tij  në protestën para Bashkisë së Tiranës, tha se bëma më e fundit e Erion Veliajt janë ato 2.7 mln euro për 70 makina, ndërsa në Unazën e Re, janë 70 mijë banorë që nuk kanë asnjë kopësht e çerdhe.

Këlliçi është shprehur se Veliaj ka kaluar pushimet disa ditë më parë në jahtin e shtetasit Armando  Lilo i cili i ka mbyllur problemet me prokurorët e SPAK.

Në këtë vend nuk ka drejtësi, edhe pse ka pasur një besim të qytetarëve kur u ngrit SPAK, çfarë kanë parë këto ditë? Një institucion plotësisht të kapur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Erion Veliaj javën e kaluar shëtiste me jahtin 7 mln euro të Armando Lilos. Nëse sheh gomonen që shëtis unë që e merr për 20 euro, po jahtin e Armando Lilos 7 mln euro e ke parë? Armando Lilo është ai që mburret se i ka mbyllur punët Veliajt me prokurorët që ka çështjet të hapura.

SPAK, që ne prisnim të bënte drejtësinë në këtë vend, nuk i përmend as emrin Erion Veliajt. Në këtë godinë strehohet një bandë, një grup i strukturuar kriminal”, tha Këlliçi.

Të fundit