Flash News

Ditari i Opozitës

“ I regjistroi tokën e falsifikuar”, Berisha: Jorgo Goro është kurbani i Olta Xhaçkës

“ I regjistroi tokën e falsifikuar”, Berisha: Jorgo Goro

Kryedemokrati Sali Berisha komentoi arrestimin e kryebashkiakut në detyrë të bashkisë së Himarës Jorgo Goro.

Duke folur nga tubimi qytetar, Berisha tha se arrestimi i tij është kurbani i deputetes socialiste Olta Xhaçka.

Nga dritarja e banesës së tij, Berisha tha se për shkak të qëndrimeve të tij, Rama ka ngritur një valë të pafavorshme për emigrantët tanë në Greqi.

Berisha: Edi Rama urdhëroi burgosjen e Jorgo Goros.

Ju them unë, nuk ka rilindas që nuk vjedh, por Jorgo Goro është kurbani i Olta Xhaçkës, sepse Goro nuk bëri gjë tjetër veç se regjistroi tokën e falsifikuar të investitorit strategjik burrë i Olta Xhaçkës.

Edi Rama, Oltën e mban në parlament.

Natyrisht është aksioner në investimin stratetegjik të burrit të saj dhe asaj.

Dhe për këtë na bind duke arrestuar Goron se ka regjistruar pronat e saj.

Të dashur miq!

Edi Rama përdor drejtësinë tërësisht në interesat e tij personale, shkatërron marrëdhëniet me një vend fqinj në të cilin jetojnë rreth 1 mln shqiptarë, të integruar që kanë ndërtuar jetën dhe ëndrrën e tyre.

Tani për shkak të qëndrimeve të tij ç’njerëzore, antikushtetuese, antieuropiane ngre një valë të pafavorshme për emigrantët tanë.

Miqtë e mi!

Edhe njëherë ju theksoj, çështja Beleri është para së gjithash çështje e shqiptarëve, sepse këtu nuk respektohen parimet universale të të drejtave të njeriut.

Sepse këtu respektohet prezumimi i pafajësisë.

Sepse këtu respektohet manipulimi i fakteve, sepse këtu dënohet vetëm e vetëm për të mbuluar krimet monstruoze dhe mafioze, që Edi Rama dhe klani i tij ka kryer në tokat e himariotëve, duke shitur brigjet e detit.

Të fundit