Flash News

Ditari i Opozitës

"Katastrofë mjedisore në Fier", Basha: Njerëzit po helmohen, demokracia vdes në heshtje; thirrja për qytetarët

"Katastrofë mjedisore në Fier", Basha: Njerëzit po

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për situatën e krijuar në Fier si pasojë e djegjes së mbeturinave. Prej ditësh ky qytet është "i pushtuar" nga tymi.

Duke e cilësuar një katastrofë mjedisore dhe skemë kriminale, Basha thotë se qytetarët po helmohen vetëm për të justifikuar pagesat e larta që iu jepen inceneratorëve.

Ai shton se drejtësia po hesht dhe pse PD ka depozituar padi në SPAK për inceneratorët dhe vjedhjen, siç e konsideron Basha, që po bëhet përmes tyre. Kryedemokrati thotë se po shkelen ligjet dhe po pasurohen qeveritarët, duke vrarë shëndetin e njerëzve dhe ekonominë.

Basha thotë se nëse ka heshtje, demokracia vdes. Në këto kushte ai iu bën thirrje qytetarëve që të ngrejnë zërin për padrejtësitë që po iu bëhen.

Të fundit