Flash News

Ditari i Opozitës

‘ Mos thuaj ç’më duhet mua, por SOT eja në shesh kundër qeverisë’

‘ Mos thuaj ç’më duhet mua, por SOT eja në shesh

Kreu i FRPD Besart Xhaferri u ka bërë thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë në protestën që po organizon opozita sot në orën 18 në Tiranë.

“Mos thuaj ç’më duhet mua, por SOT eja në shesh kundër qeverisë që privon fëmijët nga ilaçet e kancerit dhe të rinjtë nga streha, sepse Edi Rama kërkon të pastrojë paratë e pista në kurriz të djersës së shqiptarëve!”, shkruan ai në një postim në rrjete sociale.

Mesazhi:

Sot do të jemi para Kryeministrisë, pasi aty, në atë Kopshtin e Edenit 4 milionë euro, hidhen fap e fap firmat që varfërojnë shqiptarët dhe majmin oligarkët e këtij sekti që po boshatis Shqipërinë.

Sot  do të jemi në atë shesh për ato dozat e reduktuara të ilaçeve që u jepen fëmijëve me kancer në Onkologjik, sepse Edi Rama ka prioritet monopolin e PPP-ve në shëndetësi.

Sot  do të jemi për ato 50 milionë euro nga taksat tona që,  Edi Rama i’a jep një kompanie turke për marketingun e tij personal, ndërkohë që shqiptarët po vdesin çdo ditë në rrugët e florinjta që kanë trarë, por nuk kanë as sinjalistikë as ndriçim.

Sot do të jemi në shesh për ato çifte të reja që nuk blejnë dot një pronë në Shqipëri, për shkak se Edi Rama pastron në ndërtim paratë e inceneratorëve, PPP-ve dhe Ndranghetas.

Mos thuaj ç’më duhet mua, por sot ora 18:00 eja dhe na u bashko në protestë.

Të fundit