Flash News

Ditari i Opozitës

"E ndihmonte Soros deri dje, sot është në panik", ish-ministri i PD: Ramës i ka rënë mburoja e SHBA

"E ndihmonte Soros deri dje, sot është në panik",

Ish ministri i PD, Aldo Bumçi deklaron se kryeministri Edi Rama është në momentin e tij më të vështirë të karrierës së 13-vjeçare.

I ftuar në A2 CNN, Bumçi shprehet se kjo ka ardhur për shkak të inkriminimit të pakrahasueshëm të qeverisë, që nuk ka ndodhur kurrë më parë.

"E ndihmonte Soros deri dje, sot është në panik",

“Për shkak të një rrënimi, kalbëzimi që i ka bërë Shqipërisë me skandale, që nuk kanë qenë në asnjë lloj qeverisjeje, as të majtë dhe as të djathtë. Kjo është e pakrahasueshme me asgjë tjetër më parë. Një inkriminimi që i ka bërë këtij vendi”, tha Bumçi.

Sipas tij, kreut të qeverisë shqiptare i ka rënë mburoja e Shteteve të Bashkuara.

Dhe nga ana tjetër një dëshpërim që mburoja amerikane që ekzistonte deri dje për shkak të administratës së mëparshme dhe lidhjeve të forta, ndikimit që kishte Sorosi mbi të.

Kjo mburojë ka rënë, mbyllja e syve për çfarë ndodhte në Shqipëri. Një vend që u kthye në një bazë operacionale për krimin e organizuar që e thotë vetë administrata Biden në raportet e tyre, por s'kishte qëndrime politike”.

Bumçi thekson se Rama është në panik edhe për shkak të qëndrimeve të qarta të SHBA-së për narkotrafikun.

Tani kemi një vit, pra një vit të administratës së re ku qëndrimet janë të qarta për narkotrafikun, për ndikimin negativ që kanë te shtetit, destabilizimin. Edhe do ndalem një moment te deklarata e ambasadës e bërë katër ditë më parë.

Çfarë tregon që ai ka qëndrim tërësisht të ri dhe i zbuluar duke treguar se nuk ka më mbrojtje është në panik dhe kërkon të krijojë lajme që kthehen qesharake por janë edhe të dëmshme, sepse Amerika është një partner i rëndësishëm dhe ti nuk mund ta trajtosh marrëdhënien në këtë mënyrë”, tha ai. 

Të fundit