Flash News

Ditari i Opozitës

"Rama kandidon me drejtorë që janë për SPAK”, Meta: Lista jonë nuk krahasohet me PS

"Rama kandidon me drejtorë që janë për SPAK”,

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me anë të një video është shprehur se lista e kandidatëve për kryebashkiakë dhe këshilltarë të koalicionit “Bashkë Fitojmë” është e përbërë nga figura të shkëlqyera.

Sipas tij, lista e këtij koalicioni nuk ka të krahasuar me listën e PS, që sipas Metës në të janë emra zëvendësministrash dhe drejtorësh, që janë për SPAK.

“Shikoni listën, të gjithë e ka listë zëvendësministrash dhe drejtorësh, drejtorë që janë për SPAK. Lista jonë është me doktor Alimehmetit, një figurë publike. Lista jonë janë tërë ato figura të shkëlqyera nga të gjitha fushat dhe nga shoqëria civile, nuk ka krahasim, është dita me natën”, shprehet Meta.

@partiaelirise Ndryshimi i Tiranës me Belind Këlliçin dhe këshilltarët e koalicionit që përfaqësojnë vlerat më të mira qytetare. #pl #partiaelirise #BashkeFitojme #NdryshimMeCdoCmim #tiktokalbania #fyp #viral #14Maj #albania #ilirmeta ♬ original sound - partiaelirise

Të fundit