Flash News

Ditari i Opozitës

"Vendim që tregon frikë", Gjekmarkaj reagon pas përjashtimit nga 'Etika': Hakmarrje dhe jo ndëshkim sipas ligjit

"Vendim që tregon frikë", Gjekmarkaj reagon pas

Deputeti i PD, Agon Gjekmarkaj ka reaguar pas vendimit të Sekretariatit të Etikës për përjashtimin e tij me 40 ditë nga Kuvendi bashkë me 23 deputetëve të tjerë PD-së, pas kaosit që u krijua në seancën e fundit. 

Në rrjetet sociale, Gjekmarkaj shkruan se ky vendim tregon frikë, dëshpërim dhe urrejtje ndaj opozitës! Ai shton se rregullorja e miratuar pak kohë me parë si represion ndaj opozitës nuk ka objekt sepse nuk jane në ato kushte për dënime të tilla 40-60 dite! 

"Vendimi i sotëm i Zonjës “Pushka” e partisë me urdhër të Edi Rames i dhënë që dje e që ziente korridoreve të Kuvendit është de fakto shuarje e Parlamentit!

Një vendim që tregon frikë, dëshpërim dhe urrejtje ndaj opozitës! Bindja “paternaliste” se “unë” kam të “drejtë” dhe bëj ç’të dua, dhunoj, ndëshkoj dhe me pas rrah gjoksin, është shenjë e qartë e degradimit të këtij Kuvendi dhe mbi të gjitha e kësaj qeverisjeje që pasi ta shtron me korrupsion të mbulon me burgosje politike!

Turp për kolegët kukulla të PS-së që kaq padënjesisht përdoren. Pushteti në çdo rast është i përkohshëm, jeta më e gjatë, turpi i përjetshëm! Ju lutem mos na buzëqeshni më si “shpirt njeriu” kur të na takoni kolegë të përdorur.

Edhe rregullorja e dhunës e miratuar pak kohë me parë si represion ndaj opozitës nuk ka objekt sepse nuk jemi në ato kushte për dënime të tilla 40-60! Hakmarrje dhe jo ndëshkim sipas ligjit! Dënim pa ligj si në diktaturë!

E keni në traditën e eterve shuarjen e opozitarizmit! Shqiptarët nuk do ju lejojnë! Nga e hëna fillon përballja çdo ditë e kudo!", shkruan Gjekmarkaj. 

Të fundit