Flash News

Ditari i Opozitës

‘1 mln pemët e Veliajt’/ Blushi: Tirana s’ka nevojë për një mashtrues

‘1 mln pemët e Veliajt’/ Blushi: Tirana s’ka nevojë

Sekretari i Pëgjithshëm i Partisë së Lirisië, Tedi Blushi i është kthyer edhe njëherë tjetër fjalëve të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, sipas të cilit në 8 vite ka mbjellë 1 milion pemë.

Në postimin e tij në Facebook, Blushi thekson se nga një llogaritje matematikore dhe hipotetike, nëse supozojmë se që nga dita e parë në krye të Bashkisë, Erion Veliaj do të kishte filluar të mbillte pemë, atij do t’i duhej të mbillte 342 pemë në ditë : 1,000,000 pemë: (8 vjet x 365 ditë) = 342 pemë/ditë.

Po ashtu Blushi i ka bërë thurrje qytetarëve që të votojnë Belind Këlliçin dhe planin e tij të shkëlqyer.

Postimi i plotë:

Për të mbjellë 1 milion pemë, sipërfaqja që duhet është sa 15 mijë fusha futbolli! 

Për të mbjellë 1 milion pemë, duhen 40 km2 sipërfaqe, ndërsa sipërfaqja e vetë Tiranës është 41 km2.

Nga një llogaritje matematikore dhe hipotetike, nëse supozojmë se që nga dita e parë në krye të Bashkisë, Erion Veliaj do të kishte filluar të mbillte pemë, atij do t’i duhej të mbillte 342 pemë në ditë : 1,000,000 pemë: (8 vjet x 365 ditë) = 342 pemë/ditë.

Tirana nuk ka nevojë për një Kryebashkiak që mashtron! 

Më 14 maj me votën e tyre, qytetarët do t’ia krijojnë mundësinë Veliajt që përrallat t´i tregojë apo përmbledhë në një libër????, pa shkatërruar më shumë kryeqytetin!

Më 14 Maj Tirana voton për Belind Këlliçi dhe për planin e tij të shkëlqyer: Një oaz të gjelbër në çdo lagje të Tiranës! Së paku 200 metër katrorë gjelbërim për një lagje!

Mëse e realizueshme! 

#BashkeFitojme ✌???????????? #14Maj #Tirana #Fitore #NdryshimMeCdoCmim

Të fundit