Flash News

Ditari i Opozitës

10 shkurti/ Berisha: Komuniteti ndërkombëtar pret rrëzimin e Ramës dhe fitoren tonë

10 shkurti/ Berisha: Komuniteti ndërkombëtar pret rrëzimin e

Në përfundim të fjalës së tij, Berisha bëri thirrje për mobilizim qytetar, duke shpallur 10 shkurtin si ditën e kryengritjes paqësore, të cilën e cilësoi si një betejë për dinjitetin, demokracinë dhe të ardhmen e Shqipërisë, dhe jo thjesht një përplasje politike apo partiake.

"Sigurisht, shqiptarët dhe komuniteti ndërkombëtar, për të gjitha këto, nuk pret gjë tjetër veçse rrëzimin e tij dhe fitoren tonë.
Ndaj dhe, më 10 shkurt është dita e kryengritjes tonë paqësore.
Ftoj çdo qytetar dhe qytetare, çdo shqiptar, të bashkohet me ne sepse kjo betejë nuk është një betejë për pushtetin e një njeriu.
Kjo betejë, nuk është një betejë për pushtetin e një partie.
Kjo betejë, nuk është një betejë thjesht e karakterit partiak.
Kjo është një betejë për ekzistencën, për dinjitetin, për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.
Kurrë ndonjëherë ky vend nuk ka pasur nevojë më shumë për ne se sot", tha Berisha. 

Të fundit