Flash News

Ditari i Opozitës

100 ditë pas arrestimit, Meta do të flasë 'live' nga qelia në konventën e PL në Tiranë

100 ditë pas arrestimit, Meta do të flasë 'live' nga

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka njoftuar përmes Facebook se gjithçka është gati për Konventën e Tiranës të kësaj partie.

Ai ka bërë me dije po ashtu se për herë të parë, 100 ditë pas arrestimi Presidenti i PLm, Ilir Meta do të përcjellë LIVE mesazhin e tij për anëtarët e Partisë së Lirisë dhe për të gjithë shqiptarët. 

Postimi i Metës:

Gjithçka gati për Konventën madhështore të Tiranës! 

Për herë të parë, 100 ditë pas rrëmbimit kriminal dhe fiks 100 ditë nga zgjedhjet e 11 Majit, Presidenti Ilir Meta do të përcjellë LIVE mesazhin e tij për anëtarët e Partisë së Lirisë dhe për të gjithë shqiptarët. 

E shtunë, 1 Shkurt

Xhamia e Namazgjasë, Kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit

Ora 11:00

Së bashku për Fitoren më 11 Maj të ‘5 Prioriteteve për 4 milion shqiptarë plus’!

Të fundit