Flash News

Ditari i Opozitës

100 mijë palestinezë në Shqipëri? Pollo: Opozita të dalë kundër kësaj ideje të mbrapshtë

100 mijë palestinezë në Shqipëri? Pollo: Opozita të

Në media qarkulloi lajmi se ka një negocim mes qeverisë shqiptare dhe asaj izraelite për të strehuar 100 mijë palestinezë në Shqipëri.

Ky lajm u mohua nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se nuk kishim marrë asnjë sugjerim të tillë.

Në një postim në Facebook, Genc Pollo shkruan se palestinezët duhet të zhvendosen në një tjetër arab, teksa kërkon që opozita të prononcohet kundër kësaj ideje të mbrapshtë.

“Media izraelite sugjeron që po negociohet me qeverinë shqiptare strehimi i 100 mijë palesinezëve në vendin tonë.

Shpresoj shumë që të mos jetë e vërtetë dhe që të mund të besojmë përgënjeshtrimin e Edi Ramës.

100 mijë palestinezë arabë duhet të zhvendosen (nëse është e nevojshme) në një vend tjetër arab që ka hapësirën (sipërfaqen) e nevojshme për jetesë.

Ky nuk është rasti në Evropë duke përfshirë Evropën Juglindore, duke përfshirë edhe Shqipërinë!!!

Partia Demokratike/opozita duhet të prononcohet publikisht kundra kësaj ideje të mbrapshtë”, shkruan Pollo.

Të fundit