Flash News

Ditari i Opozitës

100 vjet marrëdhënie diplomatike me SHBA, Berisha shpërndan mesazhin e Joe Biden për shqiptarët

100 vjet marrëdhënie diplomatike me SHBA, Berisha shpërndan

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ndarë më ndjekësit e tij në Facebook, një mesazh urimi të presidentit amerikan, Joe Biden në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA.

“Mesazhi i urimit të mikut të madh të kombit shqiptar, Presidentit të SHBA-ve Joe Biden drejtuar popullit shqiptar në 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike”, shkruan Berisha krahas vudeio-mesazhit të Biden.

Në video-mesazh, Biden solli në vëmendje ndihmën që Shqipëria po i jep Ukrainës në luftën kundër Rusisë apo edhe strehimin e afganëve përgjatë viteve të luftës.

Presidenti amerikan u premtoi shqiptarëve se SHBA do të jetë me ta edhe në rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

 

Të fundit