Flash News

Ditari i Opozitës

100 vjetori i marrdhënieve Shqipëri-SHBA, Berisha: Kim më nderoi duke mos më ftuar krah Ramës dhe Ballës

100 vjetori i marrdhënieve Shqipëri-SHBA, Berisha: Kim më nderoi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës së tij të përjavshme me mediat është pyetur se si u ndje një ditë më pare, që nuk ishte i ftuar në një organizim të zhvilluar nga ambasada amerikane me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.

Kryedemokrati deklaroi se ishte i nderuar që nuk ishte pjesë e një organizimi të tillë krah figurave si Edi Rama dhe Taulant Balla. Berisha evidentoi edhe kontributet që ka në këtë marrëdhënie.

“Zonja Kim duke mos më ftuar më nderoi. Kjo për faktin se ajo ka dhënë, me qëndrimet e saj, ka dëmtuar më shumë bashkë me Edi Ramën dhe mafien e George Sorosin më shumë se kushdo tjetër, perceptimin dhe imazhin që kanë pasur shqiptarët për SHBA-në.

U ndjeva i privilegjuar që unë nderova ngjarjen midis mirditorëve. Ndër shqiptarët më tradicionalë të të gjitha trojeve. Shpreh uirmet më të mira në 100-vjetorin në të cilin PD dhe Sali Berisha kanë kontributet më të pakrahasueshme historike në këtë marrëdhënie. Në këtë kontekst, mendoj se turpërojnë Shqipërinë në marrëdhënien me SHBA-në, figura si Rama, Balla apo të tjerë. Natyrisht ky është qëndrimi im dhe këto janë mendimet e mia”, u shpreh Berisha.

Të fundit