Flash News

Ditari i Opozitës

"1000 $ kura kundër Covid-19", PD: Qeveria rimbursoi vetëm 40 $, paratë i morën klientët e Ramës

"1000 $ kura kundër Covid-19", PD: Qeveria rimbursoi vetëm

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka hedhur akuza ndaj qeverisë, duke thënë se buxheti i shëndetësisë nuk shkoi te qytetarët, por klientët.

Referuar studimit të kryer nga “Together for Life” për monitorimin e buxhetit të pandemisë, Vokshi thotë se periudhës prill 2020-prill 2021 janë infektuar 164 mijë qytetarë nga Covid-19 dhe janë rimbursuar vetëm 4 % e të sëmurëve.

Ajo shton se çdo qytetarë shpenzoi 1 mijë dollarë për tu kuruar, ndërsa qeveria qeveria rimbursoi vetëm 40 dollarë. Nisur nga këto tregues, Vokshi thotë se tenderat sekretë blenë mjete mbrojtëse me 3-4 fishin e çmimeve të tregut me pakicë, por shërbimi për pacientët nuk u përmirësua.

Ajo nënvizon se stafet mjekësore u trajtuan në mënyrë qesharake. Në këto kushte, deputetja ngre pyetjem se kush përfitoi nga tenderat sekretë dhe josekretë gjatë pandemisë. Vokshi bën me dije se në  Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë, PD do të kërkojë transparencë për fondet e pandemisë.

Të fundit