Flash News

Ditari i Opozitës

11 viktima në 24 orë, Berisha: Dënoj me ashpërsinë më të madhe indiferencën kriminale

11 viktima në 24 orë, Berisha: Dënoj me ashpërsinë

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas bilancit të rëndë të shënuar të premten ku 11 persona humbën jetën në Shqipëri, duke filluar nga aksidentet rrugore e deri te mbytja në ujë.

Berisha, në një postim në Facebook, i shpreh ngushëllime familjes Zogu e cila humbi 4 persona. Babai me dy fëmijët dhe nipin e tij hynë në Liqenin e Banjës për t’u larë dhe nuk dolën më.

Berisha dënon indiferencën kriminale, si edhe mungesën e sigurisë në dete e liqene.

Postimi:

Një e premte e zezë me 11 viktima, si në një vend pa shtet.

Të dashur miq, dje ishte një ditë tragjike në ujrat shqiptare dhe jo vetëm në to. Në ujrat e liqenit të Banjës u mbutën Arben Zogu, 46 vjeç, me dy djemtë e tij, Rubensin Zogu, 19 vjeç dhe Estin Zogu 14 vjeç, si dhe kushëririn e tyre Melsi Zogu, 20 vjeç. Kjo tragjedi e madhe familjare, që ka tronditur thellë shoqerinë tonë ishte plotësisht e parandalueshme, në rast se do ushtroheshin përgjegjësitë shtetërore, për përdorimin e liqenit për qëllime turistike, plazhi dhe noti. Por shteti, për qytetarët nuk egziston.

Duke shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes dhe  banorëve të Gramshit, për këtë tragjedi të rëndë familjare, dënoj me ashpërsinë më të madhe indiferencën kriminale, për sigurinë në ujrat e vendit, që shprehet kudo dhe në të gjitha fushat, ndërsa dje ka patur edhe 7 viktima të tjera në ujra, rrugë, kabina elektrike etj.

Të fundit