Flash News

Ditari i Opozitës

11 Dhjetori/ Këlliçi tregon si do verifikohen delegatët: Nëse kërkohet shkarkimi i Bashës, votojmë pro

11 Dhjetori/ Këlliçi tregon si do verifikohen delegatët:

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka dhënë detaje mbi mënyrën se si do të bëhet verifikimi i delegatëve të cilët kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit të 11 Dhjetorit.

Në një intervistë për A2 CNN, Këlliçi tha se delegatët do të ulen në tribunën kryesore të stadiumit "Air Albania" dhe secili prej tyre do të ketë një 'badge' ku do të jetë shënuar emri dhe funksioni që kanë. Këlliçi theksoi se në monitor do të shfaqet edhe numri i pjesëmarrësve.

“Në tribunën kryesore do të jetë një vend vetëm për delegatët. Konfirmimi që do kenë delegatët është si asnjëherë më parë. Do kenë “badge” me emrin dhe funksionin, do kenë një “bar code” të skanur në mandatin e tyre. Kur pjesëmarrësit futen në takim në një tabelë, në një monitor të madh në stadium do të dalë numri i pjesëmarrësve dhe ne do të kuptojmë nëse kemi kuorumin dhe nëse e kemi, atëherë kuvendi është legjitim për të patur vendimmarrje”, tha Këlliçi.

Deputeti pohoi se nëse do të ketë një kërkesë për shkarkimin e Lulzim Bashës, Kuvendi do të votojë pro.

“Do të ketë rikthimin e referendumeve, rikthimi i primareve, nëse ditën e shtunë, unë jam i bindur që do të ndodhë, por nuk dua ta paragjykoj, do të ketë një kërkesë për shkarkimin e Bashes dhe kuvendi do të votojë pro”, u shpreh Këlliçi.

 

Të fundit