Flash News

Ditari i Opozitës

11 Maji/ Berisha: Asnjë kallëzim penal i opozitës në SPAK s’është bërë pa prova

11 Maji/ Berisha: Asnjë kallëzim penal i opozitës në SPAK

Kryedmeokrati Sali Berisha ka hedhur poshtë deklaratën e Altin Dumanit, se krimet zgjedhore janë depozituar pa prova.

Berisha tha se kallëzimet e opozitës janë bërë të gjitha të bazuara në prova. Berisha iu referua edhe provave që vetë ai ka raportuar çdo ditë në PD për 11 majin.

Berisha: Të garantoj se asnjë kallëzim, asnjë kallëzim të vetëm penal, opozita nuk ka bërë pa provat zyrtare të pakundërshtueshme.

Po ju lexoj edhe njëherë, një moment nga dokumentet zyrtare që administron Altin Troplini; me datën 10.2.2020, target informon pinin AM 5P80 se kishin rëndë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos asnjë tender publik.

Nëse hyn ti në biseda mor zotëri, Tao me një farë, në mos gaboj Xhaferri, një nga ata banditët me të shoqen e tij duke ndërmjetësuar me dhjetëra tendera dhe kjo ka dalë në publik, apo favore të tjera, përveç atyre që kishin rëndë dakord të kërkonin.

Ky mesazh iu përcoll Taos dhe i dhanë afat deri në dhjetor. Tao ju përgjigj kësaj;  a garantoni që të gjithë ata njerëz do të votojnë për ne, nëse votoni në listë, ata që doni ju në burg. Në listë për ti arrestuar është fjala. Përgjigja ishte; Po ne e garantojmë këtë. Më pas Tao tha; ata do të shkojnë në burg këtë vit. Janë rivalët e Suel Çelës.

I kam denoncuar dhe do i denoncoj dosjet në të cilat, dokumente prokurorë bashkëpunëtor të Altin Troplinit, nëpërmjet Daupaj, asaj oficeres së BKH-së që u arratis në ambasadën tonë në Vjenë. U arratis nga Shqipëria dhe përfundoi në ambasadën tonë në Vjenë. Erjona Daupaj, e cila në regjistrime thotë se; prokurori kërkoi 70 mijë euro, se nuk ra dakord me 50 mijë euro. Të gjitha i ka, por ky nuk i cilëson prova këto.

Se Altin Troplini i çuan prova ato që i interesojnë, jo ato të cilat shkojnë në drejtimin që nuk don Edi Rama. Ndaj dhe një gënjeshtar të paciptë si ai, nuk duhet besuar në asnjë fjalë.

Një bashkëpunëtor me krimin me këto që bën.

Shiko çfarë bën; pasi s’ka reaguar, tani thotë se ato nuk bazohen. Asnjë padi e jonë nuk bazohet pa prova. Kurrë.

Në fakt, ne e dimë që ai është avokat kryesor i krimit elektoral të Edi Ramës. Ndaj dhe akuzojmë atë si përgjegjësin e dytë pas Edi Ramës, për farsën elektorale. Është skandal të thotë se nuk kanë prova.

Të fundit