Flash News

Ditari i Opozitës

11 Maji, Berisha: Lulzim Basha të marrë me vete Taulant Ballën, janë lidhur me njëri-tjetrin

11 Maji, Berisha: Lulzim Basha të marrë me vete Taulant Ballën,

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme ka folur në lidhje me koalicionet për zgjedhjet e 11 Majit, ku u pyet nga gazetarët nëse i druhet një dëmi elektoral që mund të shkaktojë Lulzim Basha.

Berisha i propozoi Bashës të marrë me vete ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Ballën, duke shtuar se dy politikanët janë të lidhur me njëri-tjetrin në mënyrë të pazgjidhshme.

“Të marrë me vete Taulant Ballën, janë lidhur me njëri tejtrin në mënyrë të pazgjidhshme deri në fund”, tha Berisha.

I pyetur për protestën e 23 dhjetorit, ish-kryeministri nuk zbuloi detaje sesi do të zhvillohet por tha se “do të jetë një skenar i ngjeshur edhe i fortë”.

Të fundit