Flash News

Ditari i Opozitës

11 maji/ Berisha paralajmëron: Shumë shpejt do hapet gara për primaret

11 maji/ Berisha paralajmëron: Shumë shpejt do hapet gara për

Lideri opozitar, Sali Berisha tha se statuti i Partisë Demokratike është mbi udhëheqësin dhe se ai do ta zbatojë atë në mënyrë rigoroze. Ai theksoi rëndësinë e decentralizimit të procesit të regjistrimit të diasporës dhe përpjekjet për të arritur një pjesëmarrje sa më të madhe të votuesve shqiptarë jashtë vendit. Berisha njoftoi se shumë shpejt do të hapet gara për kandidatët për deputetë dhe për procesin e brendshëm të partisë.

"Ka një statut PD që është mbi mua. Ai statut miratuar me unanimitet. Nuk jam unë statuti, unë jam njeriu që zbatoj statutin. Mendimet e ndryshme janë të pranueshme, por statuti do të zbatohet.
Siç e shihni ka një përqendrim shumë të madh për votën e diasporës dhe faktikisht ne e kemi decentralizuar. Pra janë shumë drejtues tonë, lokalë dhe qendror që ndodhen sa në Shqipëri dhe në vende të tjera në kontakt që të mund të realizojmë regjistrimin sa më të madh të votuesve tanë jashtë vendit. Shumë shpejt do të hapet dhe gara për deputetë dhe për gjithë procesin", tha Berisha. 

Të fundit