Flash News

Ditari i Opozitës

11 maji/ Blushi: Meta kërkoi të jetë në listë të hapur, por vendimin e morën forumet e partisë

11 maji/ Blushi: Meta kërkoi të jetë në listë të

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi komentoi dakordësinë e arritur me PD që Partia e Lirisë merr 4 mandate në listën e mbyllur, pjesë e të cilave do të jetë edhe presidenti i PL, Ilir Meta.

Blushi tha në News 24 se Meta kishte kërkuar të ishte në listën e hapur për zgjedhje, por forumet e partisë vendosën që të jetë në një listë të mbyllur. Ai tha se nëse Meta nuk do ishte rrëmbyer, situata do të kishte qenë ndryshe për Partinë e Lirisë.

"Partia e Lirisë është forca e dytë opozitare në vend dhe e treta në vend. Presidenti Meta ka kërkuar me insistim që të jetë në listën e hapur. Ka qenë propozim i PL, që në kushtet kur presidenti është në izolim ekstrem, kjo do të vështirësonte situatën.

Forumet e partisë vendosën që Meta të jetë në listën e mbyllur. Presidenti i Partisë së Lirisë është prej 4 muajsh në izolim ekstrem. Nëse nuk do ishte rrëmbyer, do ishim në tjetër situatë", u shpreh Blushi. 

Të fundit