Flash News

Ditari i Opozitës

‘11 maji është ditë për Shqipërinë’, Berisha: Nuk do të ketë urbanizim, pa legalizim

‘11 maji është ditë për Shqipërinë’,

Gjatë takimeve në zonën e tregut të ish-uzinës ‘Dinamo’ në Tiranë, qytetarët i kanë shprehur kryetarit të PD-së, Sali Berisha shqetësimet e tyre për pronat, siç janë letrat që u janë dërguar së fundmi për shembjen e pallateve 5 vite pas tërmetit të 2019.

Në bashkëbisedim me ta, Berisha u shpreh se nuk do të ketë urbanizim pa legalizim përpara, me qëllim që të gjithë të marrin atë që meritojnë.

“E vërteta është se 11 maji për çdo patriot shqiptar është një ditë, as për Sali Berishën, as për partitë, por për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ju siguroj se asnjë socialist i ndershëm që do të votojë në 11 maj, për Partinë Demokratike nuk do të jetë i zhgënjyer.

Cilido që e studion këtë program, ky program synon një ndryshim madhor në jetën e shqiptarëve pa dallim. Pensionistëve, biznesi i vogël, të rinjve, rrogëtarëve, biznesmenëve të tjerë.

Çfarë duhet të bëjmë ne. Duhet që kthetrat e një shteti mafioz që nuk ka as lidh e as moral, në asgjë. Me mendësinë e një shteti diktatorial.

Në 8 vite kemi patur vetëm një konflikt në Farkë, çfarë bëmë. I them ministrit se, njerëzve u kemi thënë se, nuk bëjmë urbanizim pa legalizim. Prandaj merr plotësoni legalizimet, ti paguajmë dhe pasi morën paratë nuk bënë asnjë kundërshtim. Mbetën të kënaqur.

Shteti që hy në konflikt me qytetarët kur ata kanë të drejtë, është zuzar. Në rast se ato rezultojnë të dëmtuara, absolutisht mbi kushte tregu centimetër për centimetër do shpërblehen”, deklaroi Berisha.

Të fundit