Flash News

Ditari i Opozitës

11 maji, Garo thirrje emigrantëve: Regjistrohuni, diaspora ndër shtyllat kryesore të fitores së PD

11 maji, Garo thirrje emigrantëve: Regjistrohuni, diaspora ndër

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo u ka bërë thirrje emigrantëve të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.

Teksa ndau foto nga mbledhja e Kryesisë, Garo shkruan në rrjetet sociale se angazhimi i demokratëve mbështetës në emigrim do të sjellë ndryshimin e shumëpritur në Shqipëri.

"Sot ne mbledhjen e Kryesise, Diaspora mbetet ne fokusin e Partise Demokratike.
Angazhimi i demokrateve mbeshtetes ne emigrim, te cilet zoterojne ID/ pasaporte shqiptare, dhe duan te votojne per te sjelle ndryshimin e shumepritur ne Shqiperi eshte Prioritet per ne!
I ftojme te gjithe te regjistrohen per te votuar ne:
diaspora.kqz.gov.al
Ne kemi se cfare do tu ofrojme qytetareve shqiptare! Programi yne do te kete ne fokus qytetaret dhe permiresimin e klimes ekonomike, e per pasoje edhe njerezit tane ne diaspore do te lehtesohen nga kushtet me te mira per afermit e tyre ne Shqiperi.
Diaspora do te jete nje nder shtyllat kryesore te Fitores se Partise Demokratike!", shkruan Garo. 

Të fundit