Flash News

Ditari i Opozitës

11 Maji/ Korreshi: Sondazhet tregojnë se PD është 3,7% më lart se 4 vite më parë

    11 Maji/ Korreshi: Sondazhet tregojnë se PD është 3,7% më      

Kandidati për deputet në listën e mbyllur në Qarkun e Fierit nga Partia Demokratike, Saimir Korreshi foli për zgjedhjet e 11 majit. Ai u shpreh se situata është shumë më ndryshe se 4 vite më parë për Partinë Demokratike, ndërsa theksoi se ajo do të ndryshojë edhe më shumë në favor të demokratëve me afrimin e zgjedhjeve.

“Parimi im është nëse nuk i ke dhënë dorën dikujt, mos i kërko dorën. Kemi bërë një fushatë derë më derë në vitin 2021 dhe presim ta bëjë edhe këtë herë.

Sondazhet tregojnë se PD-ja është 3.7 përqind më lartë se 4 vite më parë dhe më e bukura ende nuk ka ardhur.

 Ne jemi pak me vonesë pasi kundërshtari i paguan patronazhistët me lekët e qytetarëve, janë të punësuar në administratë. Megjithatë, demokratët janë aty dhe do të jenë në çdo derë”, tha Korreshi.

Më tej, ai tha se nuk e sheh aspak problem këtë herë partinë e Lulzim Bashës. “Nuk i shikoj më si shqetësim, si 4 vjet më parë. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë vështirësi të madhe PD-ja në këtë drejtim”.

Të fundit