Flash News

Ditari i Opozitës

111-vjetori i Pavarësisë, Këlliçi: Shqiptarëve u duhet një nëntor i tretë

111-vjetori i Pavarësisë, Këlliçi: Shqiptarëve u

Ish deputeti i PD, Belind Këlliçi ka uruar shqiptarët anembanë botës për Ditën e Pavarësisë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se pavarësisht se flamuri i mbledh bashkë shqiptarët, atyre u duhet një nëntor i tretë, po për këtë duhet të punojmë të gjithë.

Ao uron që shqiptarët t’i japin shtetit amë një projekt, një drejtim më të mirë, një mundësi për t'i bërë krenarë të gjithë bashkëkombësit!

Për flamurin dhe lirinë janë vrarë të parët, janë ndarë familjet këtej e andejmi kufijve. Për janë shekuj gjaku e vuajtjesh. Sot shqiptarët nëpër botë kanë shumë pasaporta, flasin shumë gjuhë dhe kanë shumë parti, por flamur vetëm një. Flamuri dhe vetëm flamuri i përfaqëson shqiptarët, i mbledh bashkë grusht, i bën t'ia marrin valles dorëpërdore e të harrojnë mëritë, mllefet e zënkat që fort na kanë lodhur.

Na duhet një nëntor i tretë, po për këtë duhet të punojmë të gjithë, duke ndihmuar e respektuar njëri-tjetrin. Urimi më i mirë për kombin është të ndihmojmë bashkëkombësin tonë kudo e hasim. Uroj t'i japim shtetit amë një projekt, një drejtim më të mirë, një mundësi për t'i bërë krenarë të gjithë bashkëkombësit tanë!

Ju uroj të gjithëve t'i kaloni gëzuar festat e nëntorit! Shëndet, dashuri e begati në vatrat shqiptare!”, shkruan Këlliçi.

 

Të fundit