Flash News

Ditari i Opozitës

"12 vite propagandë"/ Tabaku: Rritja e pensioneve, mashtrim i radhës nga Rama

"12 vite propagandë"/ Tabaku: Rritja e pensioneve, mashtrim i

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj njoftimit të fundit të qeverisë për rritjen e pensioneve, duke e cilësuar si një “mashtrim të radhës” që nuk përmirëson jetesën e pensionistëve shqiptarë.

“Nuk është rritje, është tallje,” tha Tabaku, duke theksuar se shtesa prej vetëm 15 lekësh në ditë nuk mjafton as për një kafe në mëngjes.

Ajo akuzoi socialistët se në 12 vite pushtet kanë trajtuar pensionistët me premtime boshe dhe propagandë.

Postimi

Pak ditë më parë, socialistët u krenuan me “rritjen e pensioneve”.
Në fakt, ishte një rritje 15 lekë në ditë — aq sa nuk mjafton as për një kafe në mëngjes.
Në 12 vite pushtet, janë sjellë me pensionistët si me çdo gjë tjetër: me mashtrime dhe premtime boshe.
Çdo vit flasin për rritje, ndërsa realiteti është një — pensionistët janë më të varfër se kurrë.
Sipas Institutit të Vjenës për Studime Ndërkombëtare, pensionet shqiptare sot janë vetëm 8 % e mesatares së BE-së. Pra, flasin për integrimin në BE në 2030, ndërsa pensionistët tanë jetojnë me pensione që s’janë as 1/10 e Europës.
Ndërkohë, çmimet janë rritur me mbi 60 %. Pensionisti shqiptar sot blen më pak ushqim, më pak ilaçe dhe më pak shërbime se një dekadë më parë.
Në një vend ku 1 në 3 qytetarë është mbi 60 vjeç, kjo nuk është thjesht statistikë — është varfëri e institucionalizuar.

Të fundit