Flash News

Ditari i Opozitës

“120 mijë persona në protestë”, Garo thirrje Bashës: Dorëzo vulën e PD, sot u tregua se ku qëndrojnë demokratët

“120 mijë persona në protestë”, Garo thirrje

Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garos deklaron se në protestën e sotme të opozitës kanë marrë pjesë rreth 120 mijë qytetarë.

E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Garo tha se sot është dëshmuar se ku qëndrojnë demokratët, ndaj dhe i ka bërë thirrje Lulzim Bashës dhe deputetëve që e mbështesin atë që të dorëzojnë vulën e PD-së.

Kjo ishte një protestë për t’u ekzaltuar, të paktën në sa kohë kam unë në PD, kjo ka qenë protesta më e madhe. E ka tejkaluar 7 Korrikun – 1 kilometër nga Kryeministria, një përllogaritje e thjeshtë 30 metra gjerësi dhe 4 persona për metër katror, i thonë mbi 100 mijë vetë-120 mijë vetë.

Kjo është një përllogaritje e përafërt, unë mendoj që ja vlen të falenderojmë të gjithë ata demokratë dhe qytetarë që kanë ardhur atje për të mbështetur opozitën dhe kjo është një gjë e jashtëzakonshme.

I bëj thirrje Bashës dhe deputetëve që e mbështesin të dorëzojnë vulën e PD-së. Sot u tregua se ku qëndrojnë demokratët. Bëj thirrje që të dorëzojnë vulën”, tha Garo.

 

 

Të fundit