Flash News

Ditari i Opozitës

13 fshatra të izoluara, ish-deputeti nxjerr videon: Kompania e Rilindjes asnjë masë për rregullimin e rrugës

13 fshatra të izoluara, ish-deputeti nxjerr videon: Kompania e Rilindjes
Xhemal Gjunkshi

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Xhemal Gjunkshi thotë se prej dy ditësh 13 fshatra të Zall Dardhës dhe Reçit qendrojnë të izoluara për shkak të përmbytjeve.

Ai ka publikuar në Facebook një video, ku shihet se rruga është prishur dhe është bërë e pakalueshme nga dalja e përroit.

Sipas ish-deputetit, firma "Alko Impex" për mirëmbajtjen e rrugës nuk po bën asgjë për ta rregulluar. Ai shton se kjo kompani është favorizuar nga qeveria dhe se ka përfituar tenderin në në mënyrë abuzive.

"Zall Dardha, Reçi, Lura dhe gjithë Dibranët, janë lënë në mëshirë të fatit, të izoluar dhe të vjedhur me tendera korruptiv 'alla/Rilindas'", shkruan ai në Facebook.

Të fundit