Flash News

Ditari i Opozitës

14 maji, Alibeaj nga Fieri: Së shpejti, deklarojmë kandidaturat në të gjitha bashkitë

14 maji, Alibeaj nga Fieri: Së shpejti, deklarojmë kandidaturat

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se shumë shpejt do të publikojë emrat e kandidatëve për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 14 majit.

Nga Fieri, Alibeaj tha se në grupin e tij janë depozituar një numër i madh kandidaturash që pritet të shqyrtohen. 

“Ju informoj se në PD janë depozituar prej kohësh një numër i madh kandidaturash sipas statutit të PD, shumë shpejt do deklarojmë edhe kandidaturat për të gjitha bashkitë që do jenë të gatshëm për të garuar në zgjedhjet e 14 majit.

Ne kemi zhvilluar mbledhje në selinë e PD-së në Durrës, në Tiranë e zhvillojmë sot në Fier, mbledhja tjetër do jetë në Lezhë për të treguar se ne jemi në paradhomë të fushatës zgjedhore dhe është e udhës që demokratët duhet të dalin në terren, është edhe taktikë për të pasur kontakte më intensive me demokratët kudo ku janë.

Në të gjithë këtë lëvizjen tonë nuk duam e nuk e kemi bërë lëshimin e sinjaleve provokative, beteja jonë është me regjimin, aleatët tanë janë qytetarët”, tha Alibeaj.

Të fundit