Flash News

Ditari i Opozitës

14 maji/ Berisha me shtabin e PD në Vlorë: Nuk kemi vetëm zgjedhje, por edhe mision për të çliruar vendin nga ky monizëm

14 maji/ Berisha me shtabin e PD në Vlorë: Nuk kemi vetëm

Kryedemokrati, Sali Berisha zhvilloi një takim me shtabin e PD në Vlorë, pasi prezantoi kandidatin për Bashkinë e këtij qyteti, në zgjedhjet e 14 majit, Hysni Sharra.

Në fjalën e tij, Berisha vuri theksin te rëndësia e këtyre zgjedhjeve. Sipas tij, në 14 maj nuk ka vetëm zgjedhje vendore, por është edhe një mision për të çliruar vendin nga qeveria që ai e cilëson si ‘monizëm’.  

“Vetëkuptohet ne jemi parti konservatore, ne jemi parti e vlerave tradicionale, e taksave të ulëta, parti e familjes dhe vokacionit perëndimor të kombit shqiptar. Ne besojmë se vokacioni perëndimore i yni është  një nga trashëgimitë më të çmuara që rilindasit lanë për kombin tonë.

Familja është themeli i ekzistencës së një kombi dhe ne do të punojmë shumë për konsolidimin e saj. Ju siguroj se nesër në pushtet, PD-ja do të ketë një program që se ka pasur kurrë më parë për konsolidimin e familjes shqiptare, mbrojtjen e saj”, tha Berisha.

Të fundit