Flash News

Ditari i Opozitës

14 maji/ Lela: Kushtet janë si asnjëherë më parë, opozita nuk ka asnjë pushtet

14 maji/ Lela: Kushtet janë si asnjëherë më parë,

Drejtori i Komunikimit në PD Alfred Lela komentoi situatën e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 14 maj dhe mënyrën se si palët kanë zgjedhur të garojnë.

I ftuar në emisionin “Open” në Neës24 , Lela u ndal te forca opozitare, duke thënë se si asnjëherë më parë opozita nuk ka asnjë pushtet, referuar zgjedhjeve lokale. Këtë e argumentoi duke thënë se pushteti është i emëtuar.

Je opozitë e re dhe sillesh si pushtet i vjetër. Është e re pasi ka interes publik për teza dhe ide. Ça ka bërë ai? Me kë është larë? Kujt i ka marrë lekë? Kjo është tezë e re e baraslarguar. Po i qorton, por edhe i ndan, duke mos i futur në të njëjtin thes. Janë ata që me dëshirë i shërbejnë Ramës, dhe ka nga ata që janë për qëllimet e tyre politike. Lubonja është i ndershëm, i jep vendin e merituar kujtdo. Identifikon problemin dhe sugjeron zgjidhjen.

 Edhe unë vetë kam ankesa për Berishën dhe Metën, por çfarë do bëjmë, do i kushtëzojmë, apo do vazhdojmë qorrazi. 1000 pushkë që nuk qëllon tragetin. Ne qëllojmë me armë si në lindje dhe në vdekje. Rama është armiku kryesor, i një asgjëje tjetër përveç se rotacioni. Rotacioni është një shëndet i demokracisë.

Duhet një kushtëzim. Pse është i rëndësishëm shkrim i  Lubonjës? Kushtet janë si asnjëherë më parë. Ndonjëherë ka shumë zëra dhe si asnjëherë më parë kjo opozitë nuk ka asnjë pushtet. Pushtetin e emetojnë të gjithë”, tha Lela.

 

Të fundit