Flash News

Ditari i Opozitës

14 maji/ Meta për Malajn: Do i kthejë shpresën Memaliajt, i impresionuar nga mbështetja për të

14 maji/ Meta për Malajn: Do i kthejë shpresën Memaliajt, i

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkruar se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë e Memaliajt, Albert Malaj e ka të sigurt fitoren në 14 maj.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i PL-së thotë se Malaj do i kthejë Memaliajt zhvillimin ekonomik, investimet publike dhe do të ndalë shpopullimin.

Sakaq tha se është i impresionuar nga mbështetja e qytetarëve për kryebashkiakun e tyre të ardhshëm.

Postimi i plotë i Metës:

Entuziazëm i jashtëzakonshëm për fitoren e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë e Memaliajt, z. Albert Malaj.

Memaliajt duhet t’i kthehet shpresa, duhet t’i kthehet zhvillimi ekonomik, investimet publike dhe private, që të ndalet shpopullimi dhe njerëzit të kthehen në vendin e tyre.

I impresionuar nga padurimi i qytetarëve të Memaliajt për Ndryshimin në 14 Maj dhe mbështetja e tyre për kryebashiakun e ardhshëm, Albert Malaj.

Fitore për Albert Malaj që Memaliaj të Ndryshojë, që qyteti i njerëzve të palodhur dhe punëtorë të ketë zhvillimin dhe të ardhmen që meriton.

BashkëFitojmë!

Të fundit