Flash News

Ditari i Opozitës

14 maji/ Spaho: PD në zgjedhje pavarësisht logos, rruga më e lehtë do të jetë me koalicion

14 maji/ Spaho: PD në zgjedhje pavarësisht logos, rruga më e

Deputeti demokrat, Edmond Spaho foli për zgjedhjet lokale të 14 Majit dhe thotë se Partia Demokratike duhet të jetë në zgjedhje pavarësisht logos.

I ftuar në Klan News, Spaho tha se çështja nuk është partiake apo gjyqësore, por shpëtimi i pluralizmit.

“PD duhet të jetë në zgjedhje, pavarësisht nëse është logo apo jo. Është një çështje shumë e madhe jo për PD, por për shoqërinë shqiptare.

Sepse po bëhen përpjekje për të nxjerrë nga skena politike forcën më të madhe opozitare. Rruga më e lehtë do të jetë me koalicion, sepse i di vështirësitë e një procesi gjyqësor që është kokë e këmbë i varur. Shoqëria jonë duhet të kuptojë që ky nuk është një problem partie. E marrin si çështje partiake apo gjyqësore ndërkohë që është fjala do kemi apo jo pluralizëm.

Nuk them që i fitojmë të 61 bashkitë, por do të përpiqemi të marrim sa më shumë. Ne pak a shumë ishim në të njëjtën gjendje në 2021-in, po të mos ishin bërë ato pazaret, opozita do të ishte fituese sot, kështuqë ne po përpiqemi të fitojmë në zgjedhjet e 14 Majit dhe të krijojmë një bazë të qëndrueshme për zgjedhjet e vitit 2025. Më e mira do të ishte që ne të ishim me simbolet tona, sepse kemi një kryetar, organet drejtuese dhe duam të konkurrojmë me ndershmëri”, tha deputeti.

  

Të fundit