Flash News

Ditari i Opozitës

14 majit/ Spahia: Videoja e publikuar nga Berisha, fytyra e vërtetë e kësaj masakre zgjedhore

14 majit/ Spahia: Videoja e publikuar nga Berisha, fytyra e vërtetë e

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia foli për denoncimin e kreut të PD Sali Berisha për ndërhyrje në zgjedhjet në Shkodër ku pjesëtarë të grupit Bajri janë parë në qendrat e votimit.

I ftuar në Ora News, Spahia u shpreh se videoja e bërë publike nga Berisha është fytyra e vërtetë e asaj masakre zgjedhore.

‘’Videoja e bërë publike nga Berisha është fytyra e vërtetë e asaj masakre zgjedhore që ka ndodhur me 14 maj. Kjo është vetëm sipërfaqja pasi ka qenë një terror i këtyre strukturave por jo vetëm gjatë fushatës elektorale.

E kam fjalën për angazhim në mënyrë të koordinuar nga strukturat e shtetit. Angazhimin e gjithë administratës shtetërore me urdhra gati agresive për tu impenjaur në fushatë’’, tha ndër të tjera Spahia.

 

Të fundit