Flash News

Ditari i Opozitës

14 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Berisha: Ditë historike! U bë i mundur nga sukseset e reformave të thella

14 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO,

Kreu i PD, Sali Berisha ka përkujtuar 14 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se ky anëtarësim u bë i mundur nga sukseset e reformave të thella dhe gjithanshme, funksionimi i shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut.

Sot ditë historike, 14 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, aleancën politike dhe ushtarake më të fuqishme të kohërave.

Ky anëtarësim u bë i mundur nga sukseset e reformave të thella dhe gjithanshme, funksionimi i shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut. Kjo ëndërr u bë realitet për shqiptarët me mbështetjen e fuqishme të presidentit të SHBA, mikut të madh të kombit tonë George Ë. Bush dhe vendeve anëtare të NATO-s.

Sot NATO e udhëhequr nga SHBA është mburoja më e fuqishme e paqes dhe lirisë në botë.

Zoti e bekoftë NATO-n dhe vendet e saj anëtare!”, shkruan Berisha.

Të fundit