Flash News

Ditari i Opozitës

15 të rinj në një dhomë paraburgimi, Vasili: Kryeministri pëllet për pandeminë, polici turpi!

  15 të rinj në një dhomë paraburgimi, Vasili: Kryeministri

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar një video, që tregon situatën brenda mjediseve të paraburgimit në komisariat. Vetëm në një dhomë po qëndrojnë 15 të rinj të arrestuar në protestën për Klodian Rashën.

Duke marrë parasysh situatën e pandemisë, qëndrimi në ato kushte është burimr rreziku për përhapjen e virusit.

Ndërsa evidenton gjobat, ndalimin e grumbullimeve dhe masa të tjera ndaj Covid-19, numri dy i LSI-së i quan unifomat blu "polici kriminale dhe turpi".

"Kryeministri pëllet sa mundet per pandemine.

Te pacipet e policise gjobitin mijra qytetare per maske, ndalojne edhe tubimet se gjoja s'lejohen me shume se 10 vete bashke ne shesh te hapur.

Shiheni VIDEON ku 15- 20 te rinj jane ne nje dhome paraburgimi ne Komisiariat Policie. Polici turpi", shkruan ai në Facebook.

Të fundit