Flash News

Ditari i Opozitës

16-vjetori i vizitës së George Bush në Shqipëri, Berisha: Mesazhet e tij bënë historinë e kombit

16-vjetori i vizitës së George Bush në Shqipëri, Berisha:

Kryetari demokrat, Sali Berisha, ka publlikuar këtë të shtunë një video nga vizita e presidentit amerikan, George Bush në Shqipëri.

Me rastin e 16-vjetorit të kësaj vizite, Berisha shkruan se mesazhet e Bush bënë historinë e re të kombit tonë.

Ai shpreh mirënjohje dhe nderim për Bushin dhe SHBA-në.

 “Sot 16-vjetori i vizitës historike të presidentit George Ë. Bush në Shqipëri.

Mesazhet e tij nga Tirana, për shqiptarët dhe mbarë botën: Shqipëria në NATO dhe Kosova e pavarur bënë historinë e re të kombit tonë.

Mirënjohje të pakufishme dhe nderim për jetë mikut tonë të shquar dhe vendit tij të madh, SHBA,” shkruan Berisha.

Të fundit