Flash News

Ditari i Opozitës

17 deputetë refuzojnë këshillin Kombëtar, Bardhi: U shkel statuti, PD ka nevojë për maturi

17 deputetë refuzojnë këshillin Kombëtar, Bardhi: U shkel

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi njoftoi bojkotimin e Këshillit Kombëtar ditën e nesërme nga 17 anëtarë të grupit parlamentar.

Në një prononcim për mediat, Bardhi tha se kryesia e PD po shkel statutin duke cënuar legjitimitetin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar.

Sipas tij, ndarja brenda partisë i intereson vetëm kryeministrit Edi Rama dhe ‘regjimit’ të tij.

Rruga që kemi nisur, nuk mund t’i ngjajë proceseve fiktive që e kanë dëmtuar PD-në në të shkuarën. Kjo është një histori e shëmtuar dhe anti-statutore, që nuk duhet të përsëritet më në Partinë Demokratike. Në këtë moment, PD-ja ka nevojë për maturi, jo konflikt, reflektim me jo urrejtje. Ka nevojë për mendimin ndryshe dhe jo përjashtime të reja. 

Kujt i shërben një tjetër konflikt në PD? Përse sajohen provokime dhe devijime nga statuti që na ndajnë, kur sot duhet të jemi bashkë. Kujt i intereson kjo ndarje? Di të them me siguri se është e qartë se ky nuk është interesi më i mirë i demokratëve dhe Shqipërisë. Një PD që humbet në debatet e brendshme, i intereson vetëm Edi Ramës dhe regjimit të tij.

Ky qëndrim nuk më shërben mua. Do ishte e lehtë të bënim rolin sa për të marrë një post, por ju siguroj se as nuk kemi dhe as nuk do bëjmë kompromis për shpërbërjen e PD-së. Nuk ka kompromis për këtë. Beteja e kolegëve të mi ka vetëm një qëllim, të qëndrojmë përballë pushtetit dhe të kthehemi në alternativë qeverisëse”, u shpreh ai.

Deputetët që refuzuan: 

1. Gazment Bardhi

2. Jorida Tabaku;

3. Dhurata Çupi;

4. Saimir Korreshi;

5. Lefter Geshtenja;

6. Zheni Gjergji;

7. Qani Xhafa;

8. Helidon Bushati;

9. Orjela Nebiaj;

10. Ramadan Likaj;

11. Xhelal Mziut;

12. Flamur Hoxha;

13. Bledion Nallbati;

14. Agron Gjekmarkaj;

15. Ferdinand Xhaferaj;

16. Andia Ulliri;

17. Ilda Dhori.

 

Të fundit