Ditari i Opozitës

´17 gushti i vitit 1949 do mbahet mend si dita më e errët për Mirditën´

´17 gushti i vitit 1949 do mbahet mend si dita më e errët

Kryetari i bashkisë së Rrëshenit, Albert Mëlyshi ka përkujtuar masakrën e 17 gushti i vitit 1949 ku u masakruan 14 persona nga komunistët.

Mëlyshi është shprehu se 14 martir nga familje më në zë në Mirditë, 10 prej tyre i pushkatuan duke i mbuluar me dhe të gjallë e 4 i varën në litarë.

Postimi:

17 gushti i vitit 1949 do mbahet mend si dita më e errët për Mirditën.

75 vite më pare Mirdita do të njihte terrorin më të egër nga regjimi regresiv komunist.

14 martir nga familje më në zë në Mirditë, 10 prej tyre i pushkatuan duke i mbuluar me dhe të gjallë e 4 i varën në litarë.

Nga këtu do fillonte një kalvar vuajtjesh për qindra familje që i interrnuan në Tepelenë. Po ashtu nga këtu do niste terrori 45-vjeçar për të gjithë mirditorët dhe Mirditen mbare.

Nderime e respekt për sakrificën tuaj. Do mbeteni brez pas brezi të gdhendur në memorien tonë!

14 martirët:

1. Ded Preng Gjomarkaj-Orosh, varet në litar.

2. Pjetër Ded Vila-Kaçinar, varet në litar.

 

3. Dodë Mark Biba-Tenë, varet në litar

 

4. Dod Llesh Paloka-Kaçinar, varet në litar

 

5. Nikollë Bardhok Bajraktari-Rrëshen, pushkatohet.

 

6. Llesh Gjon Melyshi-Malaj, pushkatohet.

 

7. Nikoll Llesh Bajraktari-Orosh, pushkatohet.

 

8. Ndrecë Mark Ndoj-Kaçinar, pushkatohet.

 

9. Bardhok Dodë Gjini-Prosek, pushkatohet.

 

10. Gjin Gjok Kaçi-Bukmirë, pushkatohet.

 

11. Gjergj Beleshi-Kthellë e Epër, pushkatohet.

 

12. Ndoc Gjet Cupi-Blinisht, pushkatohet.

 

13. Preng Shkurt Nikolli-Orosh, pushkatohet.

 

14. Frrok Mata-Kaçinar,pushkatohet.

 

Sot në nder të tyre, pikërisht në vendin ku u ekzekutuan, ku u derdh gjaku i tyre në Qafë të Valmirit u lartësua memoriali që ai vend të mos humbasë dhe të kthehet në vënd pelegrinazhi.

I përjetshëm kujtimi i tyre!

 

Të fundit