Flash News

Ditari i Opozitës

2 votat "mister" të opozitës pro Lindita Nikollës, kush "tradhëtoi": Dule apo LSI-ja?

2 votat "mister" të opozitës pro Lindita Nikollës, kush

Lindita Nikolla u zgjodh kryetarja e re e Kuvendit me 79 vota pro dhe 4 vota kundër.

Komisioni i Verifikimit pas përfundimit të votimit të fshehtë, numëroi votat e grumbulluara për propozimin e Nikollës si kryeparlamentare e re. Nga numërimi rezultoi se përveç maxhorancës, e cila i dha votat e të gjithë deputetëve, ishin edhe dy deputetë të tjerë që kishin votuar në favor të Nikollës, por jo nga radhët e socialistëve.

Kreu i Partisë Demokratike, ashtu sikurse paralajmëroi demokratët të votonin kundër zgjedhjes së Nikollës në krye të Parlamentit të ri, u sigurua që demokratët e tij të mos dilnin nga kornizat. Opozita i gri fletët e votimit duke i hedhur jashtë kutisë. Kështu votat e tyre ishin 'nul'.

Ndryshe ndodhi me LSI-në. Kryetarja Monika Kryemadhi dhe deputetët e saj, votuan propozimin e Ramës për kryeparlamentare, por më vonë deklaruan se votat e tyre ishin hedhur kundër zgjedhjes së Nikollës në krye të Kuvendit të ri.

Me një përllogaritje, 79 vota pro i takonin maxhorancës, 3 PSD-ja e Tom Doshit dhe dy rezultojnë të jenë nga radhët e opozitës. Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule hodhi votën e tij në fletën e votimit. Por edhe ai, njësoj si LSI-ja nxitoi të dek;laronte se vota e tij ishte kundër Nikollës.

Po nëse këto 4 vota kundër i deklaron LSI-ja, atëherë po vota e Dules pse nuk korrespondon?

Misteri i dy votave pro zgjedhjes së Nikollës si kryeparlamentare nga radhët e opozitës qëndron i tillë, teksa nuk dihet: gënjeu Dule apo LSI-ja.

 

Të fundit