Flash News

Ditari i Opozitës

'21 janari', Berisha mohon ekzistencën e audiove: SHBA kërkoi të hetoheshin organizatorët e dhunës

'21 janari', Berisha mohon ekzistencën e audiove: SHBA

Lideri i opozitës, Sali Berisha i konsideron manipulime të Ardi Veliut, lajmet në media se ka një audio të komunikimit të gardistëve më 21 janar teksa zhvillohej protesta e opozitës dhe ata luftonin me protestuesit.

Berisha tha se aty nuk ka audio fare, por bëhet fjalë për ‘tabela shkrimi që paraqiten si audio përgjim’

“Që unë të komentoj manipulimet e Ardi Veliut, harroje. I takon medias të thonë të vërtetën e atij manipulimi. Nuk mund të komentoj unë, disa tabela shkrimi që paraqiten si audiopërgjim dhe nuk ekzistojnë. Nuk u paraqit audio, por dëshmoi qartësisht se ishte një manipulim dhe falsifikim.

Njëlloj si shiriti i 21 janarit, ku u tha se Sali Berisha ishte i implikuar në problemin e hidrocentralit. Pra, është gjithçka krijesë e Ardi Veliut.  Duke thënë këtë, theksoj edhe njëherë se 21 janari përbën një nga ngjarjet më tragjike, përpjekje për grusht shteti, marrje pushteti me dhunë nga ata që i kam denoncuar me kohë”, u shpreh kryedemokrati.

Në deklaratën për media, Berisha tha se SHBA-ja kërkoi të hetoheshin organizatorët dhe autorët e dhunës së 21 janarit.

Ai theksoi se Edi Rama është organizator i dhunës. Më tej shtoi se Rama i përdori protestuesit si mish për top që të vinte në pushtet.

“Komuniteti ndërkombëtar dhe në veçanti SHBA, ka hetuar me të madhe që të hetohen organizatorët dhe autorët e dhunës.

Edi Rama është personi kryesor, organizator i dhunës. Edi Rama nuk gjeti kurrë kurajo të paraqitej në prokurori, ndonëse u thirr për të dëshmuar. Edi Ramën do e ndjekë gjithë jetën përgjegjësia penale për organizimin e asaj dhune.

Ai është faktuar si organizator në mënyrën më të pakundërshtueshme. Pjesa e gardistëve është hetuar nga një kundërshtare e egër e Sali Berishës. Është hetuar me një prani të rëndësishme ndërkombëtare. Dhe janë dhënë dënimet e njohura deri më tani.

Por, meqenëse shërbehet me krijime të Ardi Veliut, i them lëri ato, hajde, hiq imunitetin se unë nuk kam imunitet për asgjë, dhe shko dëshmo për organizimin e puçit. I solli si mish për top. Natyrisht, ngjarja është tragjike. Atëherë dhe sot, familjarët kanë ngushëllimet e mia. Por manipulimi që bën Edi Rama për njerëzit që përdori si mish për top se donte të vinte në pushtet, është makabritet”, shtoi Berisha.

 

Të fundit