Flash News

Ditari i Opozitës

21 vite nga sulmi terrorist në SHBA, Berisha: Uroj që mesazhi për rrezikun e terrorizmit të mbahet mend nga vendet e lira!

21 vite nga sulmi terrorist në SHBA, Berisha: Uroj që mesazhi për

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë një reagim në 21 vjetorin e sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara, që tronditën gjithë botën. Berisha thotë se terroristët menduan se mund ta mposhtin SHBA-në, ndërsa shton se morën ndëshkimin asgjësues.

Kryedemokrati e konsideron Amerikën si kështjellën e lirisë në botë. Berisha thotë se ajo ngjarje duhet të mbahet mend për të ditur rrezikun dhe fytyrën e vërtetë të terrorizmit.

“Të dashur miq, më 11 shtator të vitit 2001, grupi terrorist i al-Qaeda, i drejtuar nga Osama bin Laden, ndërmorrën sulmin më të egër terrorist ndaj Shtetve të Bashkuar në territorin e tyre, në të cilin u vranë 2900 qytetarë Amerikanë të pafajshëm.

Me sulmin e tyre barbar të 11 shtatorit 2001, Osama bin Laden dhe lejntnantet e tij menduan se mund të mposhtin SHBA-në si “Kështjellë e Lirisë” së botës. Por ata moren nga forca e këtij vendi ndëshkimin e merituar asgjesues.

Duke shprehur nderimin dhe ngushëllimet për viktimat e 11 shtatorit, familjeve të tyre dhe autoriteteve të SHBA-ve uroj që mesazhi i tyre për fytyrën e vërtetë dhe rrezikun e terrorizmit ndërkombëtar për paqen të mbahet mend nga vendet e lira”, shkruan Berisha.

Të fundit